Blog
Produktet Aris në luftën kundër COVID-19
Të nderuar, Dëshirojmë të ndajmë me ju disa informacione të marra nga kolegët tanë italianë lidhur me pastrimin dhe dezinfektimin me produktet tona në raport me Koronavirusin aktual.
- Për dysheme dhe sipërfaqe të forta: Për pllaka qeramike, mermer, beton, tualete etj., rekomandohet përdorimi i ARIS WC Gel. Mund të hollohet me ujë në raport 1:4 ose 1:6 për sipërfaqe më të mëdha. Ky mjet vepron si dezinfektues vetëm me aplikim, për një kohë të shkurtër, pa fërkim fizik dhe pa shpëlarje. ARIS WC Gel është me bazë të natrium hipokloritit (5%) dhe është mjeti më efikas kundër Koronavirusit.
- Për sipërfaqe delikate: Për sipërfaqet në shtëpi ku WC Gel mund të jetë agresiv (mobilie, pëlhura, lëkurë eko, laminat), rekomandojmë ARIS SANISAN.
- Rreth SANISAN: Ky është një detergjent kationik me bazë të benzalkonium klorurit (1%). Pas aplikimit, sipërfaqja duhet të fërkohet dhe të fshihet me një leckë të lagur me të njëjtin mjet. Për sipërfaqe të mëdha mund të hollohet 1:4 (deri në koncentrim 0,2%).
Vërejtje: Këto dy produkte nuk guxojnë të kombinohen!
Koronavirusi është një virus me mbështjellës (enveloped virus) dhe është një nga viruset që largohet më lehtë me detergjentë të thjeshtë, sapun dhe ujë (Burimi: Roberto Burioni dhe Nicasio Mancini në ‘MedicalFacts’). Në këtë drejtim, edhe ARIS DEGRAS shërben me sukses për këtë qëllim.
Shpresojmë që këto këshilla do t’ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e higjienës në shtëpinë tuaj.